Play-off me befasi, Giannis e LeBron turpërohen në çerekfinalet e para

Ndeshjet e sotme çerekfinale në NBA kanë dhuruar shumë befasi, teksa janë mundur dy ekipet që u renditën në vendin e parë në Konferencat përkatëse: Milwaukee dhe Lakers.

Milwaukee u mund 122-110 nga Orlando, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga Magic. Antetokounmpo realizoi 31 pikë e 17 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Orlando u dallua Vucevic, që realizoi 35 pikë e 14 rebound.

Zhgënjejnë edhe Lakers, që u mundën 100-93 nga Portland, skuadra që u kualifikua në çerekfinale pas ndeshjes shtesë. Lakers luajtën dobët, u përpoqën ta kthejnë ndeshjen në favorin e tyre në fund, por pa sukses.

LeBron realizoi një “triple double” (23 pikë, 17 rebound e 16 asist), Davis 28 pikë, por që mbetën për statistikë. Lillard me 34 pikë ishte lider për Portland në këtë fitore.

Në dy ndeshjet e tjera çerekfinale të luajtura sot, Oklahoma mposhti 123-108 Houston, një tjetër rezultat surprizë. Gallinari me 29 pikë ishte më i miri për Thunder. Fiton edhe Miami, që mundi 113-101 Indiana, sfidë ku u dalluan Butler me 28 pikë e Dragic me 24.

Konferenca e Lindjes, – Çerekfinale play off

Milwaukee – Orlando, 110-122 (0-1)

Toronto – Brooklyn, (1-0)

Boston – Philadelphia, (1-0)

Miami – Indiana, 113-101 (1-0)

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

Lakers – Portland, 93-100 (0-1)

Clippers – Dallas, (1-0)

Denver – Utah Jazz, (1-0)

Houston – Oklahoma, 108-123 (0-1)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close