Pezullimi i befasishëm i ndeshjeve të javës së 7-të të Premier League për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, krijoi disa probleme logjistike në klube angleze, konkretisht në ushqime dhe pagat e punonjësve të caktuar në ndeshjet.

Ndaj disa klube zgjodhën ta dhuronin ushqim. Fulham, Bournemouth, Liverpool, Southampton, Manchester City, Arsenal, Leicester, West Ham, Leeds dhe Crystal Palace, të gjitha skuadra që do të luanin në shtëpi, kanë bërë të ditur se do t’i dhurojnë ushqime që do të prisheshin. Shkollat, qendrat rinore dhe qendrat e mbështetjes për të pastrehët do t’i marrin ato si donacione.
Raportohet se Manchester City gjithashtu se do të vazhdojë të paguajë pagat e punonjësve të përkohshëm të planifikuar për këtëfundjavë. Qeveria angleze nuk detyroi anulimin e ngjarjeve sportive. Ishte Premier League dhe Federata Agnleze që së bashku morën vendimin për t’i pezulluar këtë fundjavë të gjitha garat.

