Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të sotme të Superligës

Vëmendja kryesore mbetet në Drenas, aty ku Ballkani është duke mposhtur nikoqirët e Feronikelit me një gol të bukur nga Blend Baftiu (33’).

Trepça ’89 po merr tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Dukagjini, pasi është në avantazh me rezultat 2:1.

Në ndeshjen e rëndësishme sa i përket mbetjes në elitë, Llapi dhe Flamurtari janë duke barazuar pa gola.

Kurse ‘takimi i qejfit’ mes Vushtrrise dhe Ferizajt në gjysmën e parë ka përfunduar 1:0 në të mirë të vendasve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close