Bëri bujë të madhe në media nxjerrja nga një klub nate në Norvegji e sulmuesit të Borussia Dortmundit Erling Haland. Rojet e sigurisë shihen teksa e nxjerrin jashtë yllin norvegjez, ku në fillim u aludua edhe se sulmuesi ishte i dehur.

Por për këtë ngjarje ka vendosur të flasë shefi i sigurisë së klubit të natës ku ndodhi ngjarja. Kristofer Naesheim hodhi poshtë zërat se Haaland ishte i dehur në ato momente, dhe sqaroi se pse sulmuesi norvegjez u nxorr jashtë klubit të natës.
Në një intervistë për ‘BILD” Naesheim tha: “Haland nuk ishte i dehur. Ai ishte shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues për situatën pasi bëmë një bisedë jashtë.
Për shkak të situatës nga Koronavirusi, personeli ishte i shqetësuar nga turma që filloi të mblidhej rreth Halandit dhe për këtë arsye i kërkuam atij të largohej”, përfundoi sqarimin e tij shefi i sigurisë së klubit të natës ku ndodhi ngjarja.

