Vazhdojnë “zënkat” rreth Superligës në futboll, por edhe ndërmjet dy presidenteve të Real Madridit dhe Paris Sen Zhermenit. Florentino Perez iu është kundërpërgjigjur Naser Al Khelaifit, me këtë të fundit që disa ditë më parë tha se nuk e kupton përse Real Madridi e feston titullin e Ligës së Kampionëve kur janë kundër atij kompeticioni.

“Formati i Superligës nuk mund ta mbyllë debatin. Ne ende duhet t’i kujtojmë presidentit të Paris Sen Zhermenit se kush është Real Madridi. Konkurrenca është në ADN-në tonë dhe klubi ka përgjegjësinë për të mbrojtur futbollin në tërësi”, ka thënë i pari i madrilenëve.
Kujtojmë se Perez në krye të Real Madridit ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, përderisa Al Khelaifi nuk ka arritur ende të shijojë atë trofe me PSZH-në.

