Elif Elmas barazohet me legjendat, zhvillon ndeshjen e 136 me Napolin

Elif Elmas luajti në minutat e fundit në ndeshjen kundër Torinos, duke regjistruar paraqitjen e 136 të tij me fanellën e Napolit. 23 vjeçari e kaloi legjenden Xhanfranko Sola në listën me më shumë paraqitje për klubin napolitan. Reprezentuesi i vendi u barazua me Emanuele Kalajo, të cilin pritet ta kalojë në të ardhmen. Napoli është skuadra e tretë për Elif Elmasin, pasi më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur për Fenerbahçen dhe Rabotniçkin. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut golin e parë për Napolin e ka arritur me tre shkurt të vitit 2020 në triumfin 4:2 ndaj Samdorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close