Pedri: Gjera të mira po vijnë për Barcelonën, ju premtoj

Pas rinovimit të tij me Barcelonën, mesfushori spanjoll Pedri u shpreh i lumtur për të ardhmen e tij në klubin katalanas. Ai do të luajë me klubin “blaugrana” deri në vitin 2030.

“Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në një kohë të gjatë”, u shpreh Pedri, një nga lojtarët kryesorë në skemat e Hansi Flick. “U bë një kohë e gjatë që nuk ndihem kështu, po e shijoj futbollin, gjë që më pëlqen më shumë”, shtoi mesfushori.

“Falënderoj trajnerin për besimin por edhe klubin. Tani duhet ta kthejmë atë besim në fushë dhe të fitojmë tituj, për të cilin është krijuar kjo Barça”, u shpreh mesfushori.

“Ne kemi një ekip të mirë, veçanërisht shumë të ri, që pas disa vitesh do të jetë edhe më i mirë. Gjëra të mira po vijnë për tifozët e Barçës, ju premtoj”, u shpreh Pedri.

“Jam i lumtur që jam aty ku dua të jem më së shumti, tani vazhdoj të shijoj futbollin dhe të jem këtu te Barça. E kam thënë shumë herë, ka qenë një ëndërr”, tha mesfushori spanjoll

Në fund, Pedri shtoi: “Të zgjasësh këtë ëndërr është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte, realiteti i kalon ëndrrat, po e shijoj vërtet përvojën time këtu. Tani vazhdoj të shijoj gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close