Pas interesimit të Milanit, edhe Juventusi ka shfaqur interes për mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Igor Tudor e sheh 32 vjeçarin si përforcimin ideal për mesfushën, duke balancuar kreativitetin dhe agresivitetin në lojë. Leverkusen është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për 15 milionë euro, ndërsa Xhaka është i hapur për një aventurë të re në Serie A, pas ardhjes së trajnerit Erik Ten Hag në klubin gjerman.
Mesfushori shqiptar ka pasur një sezon shumë të mirë në Bundesliga, duke qenë një nga liderët e skuadrës. Eksperienca e tij në Premier Ligë dhe në arenën ndërkombëtare e bën atë një përforcim të besueshëm për çdo klub të madh.
Juventusi po synon të rikthehet në majat e futbollit italian pas disa sezonesh të vështira dhe Xhaka shihet si pjesë kyçe e këtij projekti. Negociatat pritet të intensifikohen në javët në vijim.

