Dy reprezentueset e Kosovës, Marigona e Arlinda Hajdari kanë rinovuar kontratat me Ringkobing, përcjell lajmi.net.

Arlinda ka vënë firmën e saj në kontratën që vlen edhe një vit.
Ringkobing garon në ligën e dytë të Danimarkës. Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e FHK për rinovimin e Arlindës me Ringkobingun.
Edhe Arlinda Hajdari vazhdon me Ringkobingun
Motrat Marigona e Arlinda Hajdari do të vazhdojnë të luajnë në një skuadër. Skuadra daneze Ringkobing të premten njoftoi se Arlinda Hajdari ka vazhduar kontratën edhe për një vit. Këtë të enjten e kishte bërë edhe Marigona.
Motrat Hajdari janë paraqitur me shumë sukses te skuadra daneze në edicionin e fundit. Hapa tjerë para në karrierë pritet të bëjnë në kampionatin e ri.
Prej tyre presim kontribut të madh edhe te Kombëtarja e Kosovës.
FHK-ja i dëshiron suksese të mëtejme Arlindës. /Lajmi.net/

