Piloti i Racing Point është testuar mbrëmë për koronavirus, kur edhe ka rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, Perez duhet të shkojë në vet-izolim dhe kështu do të humb garën për Çmimin e Madh të Britanisë.
Në Silverstone, në vend të Perez, për skuadrën e Racing Point do të paraqitet Hulkenberg.
Perez është piloti i parë në Formula 1 që ka rezultuar pozitiv në Covid-19 dhe do të humb këtë vikend të madh në F1. /Lajmi.net/

