Pas fitores ndaj Real Sociedad, Dani Alves: Real Madridi me fat që u rikthyem vonë në formë

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves gjatë intervistës pas ndeshjes është shprehur se skuadra e Real Madrid është me fat që katalunasit arritën të rikthehen vonë në formë dhe të garojnë për titull.

Skuadra e Barcelonës arriti të triumfoj sot me rezultat 0-1 ndaj Real Sociedad në ‘San Sebastian’ në një duel jo edhe të lehtë për katalunasit të cilët tradicionalisht kanë hasur vështirësi në këtë stadium.

Pas këtij dueli foli mbrojtësi i rikthyer këtë edicion tek Barça, Dani Alves i cili tha se ndeshjet në Antoeta gjithmonë kanë qenë të komplikuara, derisa ka shtuar se fizikisht janë shumë mirë por është fundi i sezonit dhe mërziten për këtë fakt.

”Ne arritëm vonë në garën për titull. Real Madridi është me fat që në u rikthyem vonë në formë. Fizikisht jemi shumë mirë, por jemi afër fundit të sezonit dhe kjo na kushton të gjithëve. Ndeshjet në Anoeta janë gjithmonë të komplikuara dhe tifozët e tyre bëjnë shumë presion,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close