Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin Didier Deschamps, ka sulmuar ish-trajnerin e Real Madridit duke thënë se ai nuk do t’i përgjigjej në telefon Zizut, nëse ai do t’i kërkonte të ishte trajner i Francës.

Sulmuesi i PSG-së dhe ylli i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar në favor të Zizout: “Zidane është Franca. Ne nuk e respektojmë kështu një legjendë si ai…”
Zidane c’est la France, on manque pas de respect à la légende comme ça… 🤦🏽♂️
— Kylian Mbappé (@KMbappe) January 8, 2023

