Portieri i Shkëndijës ishte titullar në fitoren 2:1 ndaj Somalisë, në një ndeshje të veçantë për të dhe për futbollin gambian.

Baboucarr Gaye luajti për herë të parë para tifozëve në vendlindjen e tij, në një mbrëmje të veçantë në Independence Stadium të Bakau.
Gaye mori ftesën e parë nga Gambia në mars të vitit 2017, në moshën 19-vjeçare, për një kamp stërvitor në Marok. Megjithatë, iu desh të priste nëntë vite e gjysmë për të luajtur në tokën vendase.
Kjo pritje lidhet edhe me faktin se Independence Stadium ishte i papërshtatshëm për ndeshjet ndërkombëtare dhe ishte nën ndalim nga CAF. Pas rikonstruksionit dhe miratimit të stadiumit, Gambia u rikthye të luajë në shtëpi para tifozëve, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në fitoren ndaj Somalisë.
Për Gaye, momenti ishte edhe më special. Portieri i Shkëndijës e përshkroi me vetëm katër fjalë në rrjetet sociale:
“No place like home 🇬🇲♥️”

