Partizani “vesh” kryeqytetin me të kuqe dhe nis festën, Tirana “shfryn” tek gjyqtarët! Nuk mungon dhuna

Derbi i Tiranës përfundoi me fitoren e Partizanit, duke veshur kështu për të disatën herë kryeqytetin të kuq.

Festa në Arenën Kombëtare shpërtheu menjëherë pas golit të dytë të Partizanit, që u realizua nga Maguette në minutat shtesë, teksa tifozët brohoritën në kor, ndërsa në fushë zbriti drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama. Sikurse duket nga fotot e LSA-së, Rama përqafon dhe përgëzon trajnerin Orges Shehi, ndërsa më pas feston me futbollistët.

Nga ana tjetër, tifozët e Tiranës nuk kanë qenë aspak të kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, dhe kështu inatin e tyre e kanë shfaqur mbi ta duke u hedhur gota dhe shishe plastike.

Ky padyshim është një veprim tepër i turpshëm nga ana e tifozëve bardheblu, që sigurisht pritet një ndëshkim për këtë gjë. Kjo humbje komplikon dhe situatën e Tiranës për “Final 4” pasi mund të mbetet jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close