Paralajmëruan se do të luajnë gjithë sezonin me të zeza, por sot u paraqitën me fanella të bardha 

FC Shkupi asesi të organizohet. Shihet se brenda klubit ka mos përputhjesh mendime dhe ideja ndërmjet drejtuesve të ekipit, me në krye presidentin Olgun Aydin, i cili vazhdon të merr vendime “kokë në vete” dhe në disa raste të menaxhojë edhe faqen e klubit si personale të veten. Në vrazhdën e postimeve, falenderuese të presidentit Aydin, u lindi ideja ose në fakt vet presidentin i lindi ideja që për ti nderuar viktimat nga tërmeti në Turqi, me Shkupin që deri në fund të sezonit të luajë me fanella të zeza. E njejta disi nuk prit shumë mirë edhe nga tifozët, pasi një gjë të tillë nuk morën përsipër ta bëjnë klubet në Turqi, ndërsa të njejtën vendosi ta bëjë kampioni i Maqedonisë së Veriut. Gjithsesi, e njejta si duket nuk u vazhdua, pasi Shkupi me fanella të zeza luajti vetëm ndaj Shkëndijës, ndërsa sot ndaj Sileksit ishte me fanella të bardha. Kjo gjë edhe njëherë shfaq mos jo seriozitet te klubi i Shkupit.

Kujtojmë se ndeshja Sileksi – Shkupi u mbyll me rezultat 2:1. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close