
Victor Osimhen është në pritje të një oferte konkrete nga Paris Saint-Germain.
Sipas medieve italiane, sulmuesi i Napoli-t do të dëshironte që të transferohej në Francë, por për momentin nga parisienët nuk ka asnjë lëvizje.
Nga Italia bëhet me dije se për momentin, Al-Ahli është klubi i vetëm i interesuar konkretisht për futbollistin nigerian, i cili megjithatë nuk dëshiron që të luajë në Saudi Pro League.