Skenari “Open Ballkan” edhe në futboll, diskutohet në Beograd, ku serbët kishin gati një projekt për një ligë të përbashkët mes kroatëve, sllovenëve dhe serbëve. Madje media serbe (Veçernj Novosti), ka paraqitur edhe 18 ekipet që do të formojnë për ligën. Gjithçka e orkestruar nga kuzhina e Beogradit, ku nuk përjashtohet se pas këtij propozimi fshihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Siç raportohet, disa figura të futbollit nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, në Beograd, po marrin pjesë në një takim ku edhe numri një i futbollit europian, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
“Nuk e përjashtoj mundësinë e formimit të një lige rajonale”,- mësohet të ketë thënë tha ai, i cili menjëherë ka shtuar: “Megjithatë, aktualisht është shumë e rrezikshme të organizohet një ligë e tillë brenda rajonit”.
Projekti serb i ‘Open Ballkanit’ edhe në futboll, përfshinte këto ekipe në ligë: Dinamo Zagrebit, Crvena Zvezda, Partizani, Rijeka, Hajduku, Osijeku, Gorica, Vojvodina, Maribori, TSV Baçka Topola, Spartaku, Sarajeva, Varazhdini, Celje, Sllaven Belupo dhe Shibeniku etj.


