Omer Bunjaku: Si çdo futbollist tjetër edhe ato të Shkëndijës dëshirojnë të jenë pjesë e kampioneve!

Një kontratë e skuadrës së Shkëndijës u publikua në media, në të cilën shihet një klauzolë e futbollistëve të lirë, të cilët mund të transferohen në çdo klub me parametra zero, por vetëm nëse dëshirojnë të transferohet te Shkupi, duhet të paguajnë 250 mijë euro.

Nga tabori kuqezi nuk kanë komentuar për këtë çështje, përderisa nga radhët e kampionëve të ri, drejtori sportiv Omer Bunjaku e ka quajtur qesharake një gjë të tillë.

“Nuk mund ta besoj atë që po shoh e atë që po lexoj. Shkëndija duhet ta dijë se çdo futbollist dëshiron të luajë tek më të mirët. Deri vitin e kaluar ato ishin ata më të mirët, por tani jemi ne. Dhe në këtë situatë është normale që lojtarët e Shkendijës të duan të vijnë te ne. Ata e dinë se ku është më mirë dhe e dinë se me cilin mund të bëhen kampionë. Ne jemi Shkupi që kemi 4 tituj si ata, por tradita jonë me tituj është e gjatë me dekada. Më vjen keq nëse mendojnë se me lëvizje të tilla do të na godasin. Ata e godasin më shumë veten, sepse klauzola të tilla janë qesharake dhe të paqëndrueshme. Nëse duam të marrim një futbollist me një dokument të tillë që ata japin, do t’i marrim dhe nuk do ti paguajmë 250 mijë euro”, ka thënë Omer Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close