Te ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi nuk janë duke shkuar punët si duhet në kohët e fundit. Jo ne aspektin e futbollit, pasi kampionati do të rinisë këtë fundjavë, por në aspekt të menaxhimit web faqes zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Postimet në gjuhën turke ishin ato që ngjallën reagime në ditët e fundit, por të njejtat nuk u ndalën me kaq, pasi revoltë te tifozët e kësaj skuadre ka shfaqur presidenti turk, Olgun Aydin.
Publikimet e fundit në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër kanë të bëjnë më shumë me çështje personale e falenderime nga presidenti se sa aktivitete të skuadrës.
Në pikpamje të jashtme kjo duket si një faqe e personalizuar e Olgun Aydin dhe jo e Shkupit.
Postimi i fundit që nuk u prit mirë nga tifozët dhe që kishte reagime të shumta me komente të ndryshme, ishte ai falenderimi i Olgun Aydinit kundrejt kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për donacionin 1 milionë euro për Turqinë.
Në fakt postimi i fundit nuk arrin të kuptohet, duke mos patur sqarim korrekt, pasi teksti nis .. “për vendin tim” (duke asocuar për Turqinë) dhe vijon e falenderoj kryeministrin tonë .. (të Shqipërisë).

