Milani ësht duke kërkuar transferimin e sulmuesit meksikan Santiago Хimenez gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë oferta e “rosonerëve” nuk e ka kënaqur askënd te gjiganti holandez. Drejtuesit e Fejnordit dhe Santiago Himenez thuhet se janë të pakënaqur me ofertën e fundit të Milanit për sulmuesin meksikan.

Sipas “Fox Sports”, përfaqësuesit e Himenez u tronditën nga oferta e ulët nga klubi italian, duke pritur që Milani të përmbushë vlerën prej 40 milionë euro të vendosur nga Fejnordi.
Në vend të kësaj, oferta e Milanit ishte 20 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 10%, të cilën Fejnordi e refuzoi menjëherë.
Himenez ka qenë në formë të fortë këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 2 asistime në 17 ndeshje për Fejnordin. Skuadra holandeze edhe në verë kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesin e tyre, pasi synimi është të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i Santiago Himenez.

