Nuk mjafton goli Besir Demirit, Dinamo mundet nga Kukësi dhe bie nga elita shqiptare!

Kukësi merr fitoren e parë në shtëpinë e re, “Kukës Arena”. Verilindorët fitojnë ndaj Dinamos me shifrat 2-1, disfatë që rrëzon automatikisht skuadrën dinamovite. Fillimisht do të ishte futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Besir Demiri që do të realizonte për Dinamon, ndërsa Lulaj dhe Ndreca do të përmbysnin gjithçka në minutat 66′ dhe 86′.

E nëse llogaritë bëhen me investime, Dinamo duhet të jetë skuadra që ka shpenzuar më shumë në historinë e Superiores dhe që bie nga kategoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close