Nuk ka dilema për Luis Enrique, PSG merr vendimin për trajnerin

Ka pak dyshime. Luis Enrique do të qëndrojë në krye të pankinës së PSG. Sipas informacioneve të RMC Sport, “martesa” mes trajnerit spanjoll  dhe kampionëve të Francës do të vazhdojë deri më 30 qershor 2027. Sipas asaj që shkruhet, “timonieri” ka nënshkruar rinovimin.

Me Enriquen do të vijojë të punojë edhe këshilltari Luis Campos, pavarësisht zërave se ishte pranë Monacos.

Luis Enrique numëron 62 ndeshje si trajner i PSG, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.16 pikë për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close