Ndeshja e Superkupës së Turqisë, mes Galatasarayt dhe Fenerbahches e paraparë të luhet sonte, nuk do të zhvillohet.

Kjo për shkak se të dy skuadrat nuk janë paraqitur në fushë, pasi Arabia Saudite e ka ndaluar banerin me ish-presidentin turk, Kemal Ataturk, dhe himnin kombëtar të Turqisë.
Autoritetet saudite kanë ndaluar banerat që përshkruajnë imazhin e Ataturkut, interpretimin e himnit kombëtar turk dhe veshjen e bluzave që përshkruajnë Ataturkun nga lojtarët.
Kështu, të dyja skuadrat nuk arritën të paraqiten një orë para fillimit të planifikuar të ndeshjes në stadiumin e Riadit.
Sipas mediave turke, udhëheqja e Galatasarayt ka vendosur të kthehet në shtëpi.

