Admir Latifi rinovon me Osijekun deri në vitin 2029, drejtori sportiv: “Një talent i madh”

Futbollisti shkupjan Admir Latifi ka nënshkruar kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029. 19-vjeçari, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses së re të Maqedonisë së Veriut, ka fituar besimin e klubit kroat pas progresit të tij gjatë periudhës së kaluar.

Më pëlqen të ndiej këtë besim. Do të vazhdoj të punoj kështu dhe të jap gjithçka për ekipin, i cili funksionon shumë mirë. Mendoj se mund të bëjmë shumë gjëra”, deklaroi Latifi pas firmosjes së kontratës së re.

Drejtori sportiv Kenneth Zandvliet e vlerëson lart potencialin e Latifit dhe thekson se ai dallohet për shpejtësinë, guximin, punën e shkëlqyer me këmbë dhe vendosmërinë. “Admiri është një talent i madh që tërheq publikun në stadium dhe një lojtar që përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin tonë për repartin ofensiv. Jemi të bindur se të gjithë do të kënaqemi duke e parë të luajë dhe se ai do t’i sjellë shumë vlerë ekipit tonë”, deklaroi Zandvliet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close