Kampioni i Maqedonisë, Shkupi, të enjten nga ora 20:00 në Prishtinë do të luajë ndeshjen e kthimit të play off-it për Ligën e konferencës kundër skuadrës së Ballkanit. Ndeshja e parë përfundoi 1:2 për skuadrën kosovare dhe tani skuadra e trajnerit Goce Sedlloski do të duhet të luftojë për të arritur qëllimin e dëshiruar.

Për ndeshjen në fjalë, nga UEFA është deleguar një arbitër nga Hungaria. Bëhet fjalë për Istvan Vad, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Wenzel Toth dhe Istvan Andel. Gjyqtari i katërt do të jetë Ferenc Karako.

