Mbrojtësi Mexhit Neziri është përforcimi i parë i liderit të elitës së futbollit vendor pas gjysmësezonit të parë. Struga Trim&Lum edhe pse akoma nuk e shpreh publikisht, sigurisht se dëshiron këtë pozitë edhe në fund të sezonit çka do të nënkuptonte titullin kampion për herë të parë në histori.

Më 27 dhjetor u nda me Shkëndijën, që në ditën e fundit të vitit 2022 (31 dhjetor) të prezantohet si lojtar i ri i Strugës. Tashmë në vitin e ri 2023 Mexhit Neziri për faqen e klubit strugan ka dhënë prononcimin e tij të parë si lojtar i Strugës.
“Duke parë ecurinë e fundit të ekipit të Struga Trim Lum, le pershtypje se bëhet fjalë për një skuadër mjaft mirë të organizuar. Jam i kënaqur me kushtet dhe menyrën se si kanë ecur bisedimet. Mund të them se kanë qenë shumë korrekt me mua drejtuesit e Struga Trim Lum, kur është në pyetje oferta dhe kushtet, ashtu që pa shumë hamëndje, pranova që të jem pjesë e familjes së tyre”, është shprehur Neziri, dy herë kampion me Shkëndijën e Tetovës dhe lojtar që bashkë me ata që ka formacioni i Zahrievskit, prtitet të luajë rol të rëndësishëm në garën për titull.
“Kam ndërruar skuadër, por jo edhe ambiciet. Siç e dimë tashmë të gjithë, edhe Struga Trim Lum është një ndër pretendentët kryesor për tu shpallur kampion në elitën e futbollit vendor”, ka përfunduar Mexhit Neziri.

