Nesër xhiroja e 6-të, Shkupi e Struga luajnë në transferta, Shkëndija pret Makedonija GJP

Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër do të sjell pesë ndeshje nga xhiroja e gjashtë. Kampionët në fuqi, Shkupi në këtë xhiro do të jenë mysafirë të Bregallnicës në Shtip. Struga Trim Lum që është lidere e padiskutueshme në këtë fillim sezoni, do të luajë në Strumicë kundër Akademia Pandevit. Shkëndija këtë të diele rikthehet të luajë në Tetovë dhe do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin e Muharem Bajramit, përderisa në dy takimet tjera përballen Skopje me Pobedën dhe Sileksi me Tikveshin. Të gjitha pesë ndeshjet luhen nesër, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close