Nesër në ora 13:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për 1/4 e finales në Kupën e Maqedonisë.

Skuadra e Ligës së Dytë, Vardari është skuadra më e dobët që ka arritur në këtë fazë dhe shtatë klubet tjera që do të shortohen nesër do ta dëshirojnë për kundërshtarë kuqezinjtë.
Ndeshjet e 1/4 finales në Kupë do të luhen më 9 nëntor në orën 13:00.
Këto janë tetë skuadrat që nesër do të jenë në shortin për Kupën e Maqedonisë në fazën çerekfinale:
SHKËNDIJA
STRUGA TRIM LUM
SHKUPI
MAKEDONIJA GJP
SILEKSI
BREGALLNICA
AKADEMIA PANDEVI
VARDARI

