90 minuta nga përfundimi i kampionatit, Milanit i duhet vetëm një pikë në ndeshjen jashtë fushe në Reggio Emilia kundër Sassuolos për t’u shpallur kampion. Nëse Inter fiton dhe kuqezinjtë dalin barazim, atëherë dy skuadrat do të shkonin në kuotë të barabartë pikësh me 84 të tilla, por titulli do t’i shkonte skuadrës së Piolit, pasi është favorit në ndeshjet direkte (takimi i parë 1-1, e dyta 2-1 për Milanin). Një situatë që nuk ndodhi kurrë në Serie A, të paktën me këtë rregullore: precedenti i vetëm daton në sezonin 1963-64, me Bolonjan dhe Interin.

Më 31 maj 1964, pas 34 ndeshjesh, Bolonja dhe Inter e kishin mbyllur kampionatin me 54 pikë me zikaltrit që ishin përpara në ndeshjet direkte, por kuqeblutë kishin një diferencë sa i përket golavarazhit. Bologna kishte shënuar 54 gola me 18 të pësuar, ndryshe nga Inter me 54 realizime dhe 21 të pësuar.

Megjithatë, rregullorja ishte ndryshe nga sot dhe titulli u vendos nga një play-off, i luajtur një javë më vonë në Romë: më 7 qershor 1964 Bologna do të fitonte 2-0 (autogol i Facchettit dhe goli i Nielsen), duke fituar kampionatin e shtatë në histori.

