Nehar Sadiki nuk do të jetë më pjesë e Erzenit në kampionatin e Shqipërisë. Portali “Sportmania” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi nga Kumanova ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Erzenit.

Mbrojtësi shqiptar te Erzeni u transferua në verën e vitit 2022 nga kampionati i Maqedonisë ku aktivizohej asaj kohe me Borecin e Velesit.
Nehar Sadiki gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën, Rabotniçkin, Euromilkun dhe Milanon. /Sportmania/

