Në Shqipëri e çojnë te Vllaznia, por Shkëndija rivesh kuqezi Adilin!?

Merkatoja sjell ”rëmujë” në ”pazarin” e futbollistëve, derisa mediat në hap për të ”kapur” lajmin shpesh edhe bien pre e spekulimeve apo informatave të përgjysmuara.

Rasti i fundit është me mbrojtësin Mevlan Adili, të cilin mediat në Shqipëri e çojnë në Shkodër te Vllaznia, derisa duket se një rikthim do të ndodh, por në vend të veriut të Shqipërisë, 29 vjeçari nga Shkupi do të kthehet te Shkëndija e Tetovës.

Gjithsesi, nga tabori i kuqezinjëve vazhdojnë të qëndrojnë besnik në metodat e tyre që mos të komentojnë spekulimet derisa nuk mbyllin zyrtarisht një transferim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close