Në prag të sfidës me Napolin, Mourinho i bën homazhe Maradonës (VIDEO)

Roma përballet me Napolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serinë A italiane. Dhe Jose Mourinho, trajneri i verdhekuqëve sapo mbërriti në Napoli me tren, gjëja e parë që bëri ishte të shkonte në zonën e QuartieriSpagnoli për të vendosur një buqetë me lule në këmbët e muralit mitik të Maradonës me fanellën e Napolit mbi murin e një ndërtese.

Image

Mourinho u duartrokit nga qindra tifozë të pranishëm të Napolit, të cilët e kanë patur idhull legjendën argjentinase, pasi u solli sukseset më të mëdha në histori: dy Serie A (1987 dhe 1990), një Kupë të Italisë(1987), një Superkupë (1990) dhe një Kupë UEFA (1989).

Mourinho shoqërohej nga Michele Cardini, menaxher i Napolit dhe Nuno Santos, trajner i portierëve. Trajneri portugez u lut para muralit të Maradonës para se të largohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close