Në garë me kohën, Alonso jep shpresë për Xhakën kundër Dortmundit

Mesfushori i Bajer Leverkusen, Granit Xhaka, është në garë për t’u rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës për rifillimin e Bundesligës, sot ndaj Borusia Dortmund.Trajneri Kabi Alonso ka dhënë shpresë se futbollisti shqiptar mund të jetë i aftë në kohë.

“Sot do të stërvitemi pak dhe do të vendosim”, tha Alonso në një konferencë për shtyp.

“Ne kemi nevojë ende për pak më shumë kohë. Xhaka e ktheu pak kyçin e këmbës, por ka ende shpresë. Kanë mbetur edhe pak orë para ndeshjes, ka ende kohë. Duhet të presim. Nuk është serioze, por duhet të shohim nëse ai mund të jetë me ne”.

Alonso tha se Graniti nuk e përfundoi seancën e plotë stërvitore të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close