Liga e Kampoionëve do të luajë këtë të mërkurë aktin e fundit në grupin e përbashkët. Gara është më e ndezur se asnjëherë: në lojë është pozicionimi në “Top 8”, por edhe përfshirja në “playoff” për të evituar eliminime të befasishme prej startit.

Kuota e përfshirjes mes tetë të parave, që përkthehet edhe në kualifikim direkt në 1/8 është ulur. Nga 18 pikë që parashikohej në fillim të edicionit, tashmë mjaftojnë 17 pikë.
Liverpulli e Barcelona janë kualifikuar, Arsenali është 100% i sigurt, ndërsa për garancinë matematikore, Interit i duhet një pikë ndaj Monako.
Atletiko Madrid duhet të fitojë ndaj Salzburg, ashtu si Milani në trasfertën në Zagreb ndaj Dinamos.
Mision i vështirë për Atalantën në fushën e Barcelonës, teksa shpresa kanë edhe Leverkusen, Aston Villa, Monaco, Feyenoord, Lille e Brest.
Nga skuadrat që kanë 12 pikë, e që mund të synojnë biletat e fundit në Top 8 janë Borusia Dortmund, Bajern Munih, Real Madrid, Juventus e Seltiku. Në këtë rast, diferencën do ta bëjë golavarazhi. Të gjitha duhet të fitojnë dhe të shpresojnë.
Skuadra e madhe që rrezikon është Man. Siti. Ekipi i Pep Guardiolës është i dënuar të fitojë ndaj Klub Brizhit, sepse në të kundërt do të eliminohej. Nata e së mërkurës pritet të jetë e zjarrtë, me 18 ndeshje që do të luhen njëkohësisht, prej orës 21:00.

