Episodi i tmerrshëm ndodhi kur kishin kaluar vetëm minutën e 15-të të ndeshjes për Kupën e Francës mes Marsejës dhe Hyères.

Mbrojtësi i Marseille nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly, në tentativë për të kapur topin, por goditi fort me shkelm në gjoks Moussa Ediage, duke e plagosur rëndë! Ndërhyrja ishte kriminale, një horror i vërtetë për fushat e futbollit.
Loja u ndërpre përkohësisht dhe lojtari i dëmtuar u dërgua në spital me ambulancë! Kuptohet që për vazhdimin e ndeshjes skuadra e Marsejës mbeti me dhjetë lojtarë.

