Edon Zhegrova mbetet temë diskutimi në këtë merkato dimërore, me reprezentuesin e Kosovës që nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme të kampionatit me skuadrën e tij Lilin, por që vazhdon të përfolet për një transferim jashtë Francës. Zhegrova nuk është i gatshëm të luaj për shkak të një lëndimi që pati në fund të vitit, teksa raportohet se Napoli po interesohet për një transferim të shqiptarët në radhët e veta. Përveç Napolit, së fundmi edhe Arsenali nga Premier Liga ka shprehur interesim për Zhegrovën. Nga klubi i Lilit nuk kanë komentuar këto interesime e as vet Zhegrova, me të dy palët që për momentin po mendojnë vetëm për rikthimin e tij në fushë. Ndeshjen e fundit që Zhegrova e luajti me fanellën e Lilit ishte ajo e 14 dhjetorit ndaj Marsejës.


