Nadal rikthehet në terren, akvtizohet në garat individuale të “Dejvis Kupës”

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” , gjithçka është gati për rikthimin në fushë të spanjollit Rafael Nadall, i cili ka vendosur që të garojë edhe në konkurrencën individuale në kuadër të Kupës Dejvis, në fanellën e Spanjës.

Rafael Nadall pritet të jetë në fushë në terrenin në Malaga nga ora 17:00 dhe kundërshtari i tij me shumë mundësi do të jetë Botik van de Zandshulp. Kujtojmë se ky do të jetë turneu i fundit në karrierën e spanjollit, kështu që çdo ndeshje mund të jetë e fundit e tij, në varësi të rezultateve të tjera.

Në Dejvis Kupën ndryshimet janë të mundshme deri në momentin e fundit, por David Ferrer pritet t’i besojë kampionit të madh dhe t’i japë shansin në garën individuale.

“Nuk kam ardhur këtu për të dalë në pension, por për të ndihmuar kombëtaren. Kjo është java ime e fundit konkurruese, por kjo është një garë ekipore dhe gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën, unë qëndroj i fokusuar dhe do të jap maksimumin. Ne do të flasim për emocionet në fund, tani është e rëndësishme të përqendrohemi dhe të bëjmë gjithçka siç duhet”, tha mes tjerash Nadal.

Sigurisht që aseti kryesor i spanjollëve në këtë finale të Dejvis Kupës ndaj holandezëve është Karlos Alkaraz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close