Musliu luan ndeshjen e parë të sezonit, fitojnë ndaj Dortmundit

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare në sezonin e ri për Ingolshtadin.

Pas dy takimeve të humbura në fillimt të sezonit, Musliu u përfshi në ekip dhe kishte një ditë të mirë. Skuadra e tij nuk pranoi gol dhe shkatërroi skuadrën e dytë të Borussia Dortmundit me rezultatin 4:0.

Musliu luajti gjithë ndeshjen për skuadrën që aktualisht po garon në Ligën e Tretë të Gjermanisë, të cilët konsiderohen favoritët kryesor për tu rikthyer sezonin e ardhshëm në Bundesliga 2.

Reprezentuesi i vendit u transferua te Ingolshtand nga MOL Fehervar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkëndijën, Vardarin dhe Renovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close