Roma humbi finalen e Liga Europës nga Sevilja, me këta të fundit që fitojnë trofeun e shtatë nga shtatë finale të zhvilluara në këtë kompeticion. Pas ndeshjes Murinjo ka folur për gazetarët dhe ka komentuar rrjedhën e finales.

“Sevilja është një ekip i madh dhe e tregoi këtë sonte. Ata janë me përvojë dhe kanë rezerva që ne nuk i kemi. Kemi luajtur një pjesë të parë të shkëlqyer. Më pas Sevilja u kundërpërgjigj dhe luajti në mënyrë të barabartë deri në fund. Arbitri ndikoi në rezultatin përfundimtar. Dhe më shumë se një ndikim. Dukej sikur drejtësia po vinte nga një spanjoll. Sa i përket medaljes, unë i dhuroj gjithmonë ato të argjendta dhe i mbaj vetëm ato të arta në koleksionin tim. Më vjen shumë keq për humbjen, shoh që po e vuajnë edhe futbollistët. Shihemi sezonin e ardhshëm, nuk do të lëviz nga Roma dhe sezonin e ardhshëm do të provojmë përsëri”, ka thënë Murinjo.

