Muharemi dhe Hoxha i japin fitoren Rabotniçkit ndaj Arsimit

Skuadra e Rabotniçkit ka marrë fitore përballë Arsimit me rezultat 2:0 në ndeshjen e luajtur mesditën e kësaj të diele në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Suhejl Muharemi gjeti rrjetën fillimisht për “romantikët”, duke realizuar në minutën e 54-të, teksa ai që vulosi shifrat e këtij takimi ishte Hoxha që shënoi në minutat shtesë për rezultat final 2:0.

Rabotniçki me këtë fitore rrumballakson 28 pikë dhe ndodhet në vendin e 10-të, ndërsa Arsimit është në pozitën e 7-të me 35 pikë në konto.

Ndërkohë në këto momente në Kumanovë është duke u luajtur dueli ndërmjet Bashkimit dhe Strugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close