Muharem Bajrami me Makedonija GJP do të kërkojnë Europën përmes Kupës!

Makedonija GJ.P me Muharem Bajramin në krye ka bërë një super sezon. Makedonija GJ.P nga një skuadër kandidate për pjesën e poshtme të tabelës, ku edhe ndodhej kur e kishte rimarë drejtimin e ekipit strategu shqiptarë (pozita e 8-të), e solli atë në pozitën e katërt, deri javën e kaluar pretendente edhe për pozitën e tretë, ndërsa gjithashtu kjo skuadër me Bajramin në krye siguroi edhe finalen e Kupës, përmes së cilës shpreson të kap Europën.

Makedonija GJ.P në finalen e madhe do të përballet me Sileksin me datë 20 maj, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë fatin e skuadrës nga Gjorçe Petrovi, nëse do i gëzohej trofeut të dytë në kuadër të Kupës dhe të parin me Muharem Bajramin në krye.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close