Mudryk arrin rekordin e parë në Premierligë, ndaj Liverpoolit

Mykhailo Mudryk debutoi me fanellën e Chelseas në fundjavë në barazimin pa gola kundër Liverpoolit në Anfield.

Ylli Ukrainas, në 36 minuta lojë që kishte në dispozicion tregoi talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Që në ndeshjen e tij të parë, 22 vjecari theu një nga rekordet e këtij sezoni në Premierligë.

Mudryk regjistroi shpejtësinë më të madhe që ka mundur të arrij një lojtar në kampionatin anglez këtë sezon.

Ai vrapoi 36.63 km/h në një nga sprintet e tij përballë Liverpoolit.

Kështu ai la mbrapa lojtarë si Gordon, Nunez, Haaland dhe Zakaria që mbanin më parë këto rekorde.

Kujtojmë se shpejtësia më e madhe që një njeri e ka arritur është ajo e rekordmenit Usain Bolt, 37.58 km/h. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close