Trajneri i Juventusit, Thiago Motta këmbënguli se nuk ka nevojë të punojë në ‘kokën’ e lojtarëve të tij pasi humbja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Stuttgartit është ‘në të kaluarën’ dhe ata janë gati të luajnë me ‘200%’ kundër Interit.

Bianconerët takohen me skuadrën e Simone Inzaghit në Derby d’Italia në San Siro të dielën dhe Motta beson se skuadrës së tij do t’i duhet ‘përqendrimi dhe guximi’ për të luajtur kundër një prej ‘favoritëve’ për titullin e Serie A.
Menaxheri i Zonjës së Vjetër përballet me shumë mungesa për këtë ndeshje vendimtare, pasi Douglas Luiz kohët e fundit iu bashkua lojtarëve si Teun Koopmeiners, Bremer dhe Nico Gonzalez në infermieri dhe ai pranon se mund të konsiderojë lëvizjen e Kenan Yildiz pas sulmuesit të vetëm Dusan Vlahovic për të forcuar sulmin e Juventusit.

