Moti i keq, anulohet sfida Red Bul Salzburg-A. Frankfurt

Ndeshja e kthimit të 1/16 së finales së Europa Ligës ndërmjet Red Bull Salzburgut dhe Ajntraht Frankfurtit që duhej të luhet sonte në Salzburg të Austrisë është anuluar shkaku i motit të keq dhe e njejta do të zhvillohet të premten me fillim në orën 18:00. Sonte në qytetin e Salzburgut pritet mot shumë i keq me stuhi dhe errëra të forta me fuqi lëvizje prej 120 km/h. Ky vendim është marrë në mbledhje urgjente në të cilën morën pjesë përfaqësues të UEFA-së, përfaqësues të dy klubeve, autoritetet lokale dhe policia e Salzburgut.
“Për shkak të kushteve ekstremisht të papërshtatshme të motit që priten në rajonin e Salzburgut, është e pamundur të mundësohet arritje dhe largim i sigurtë i tifozëve në stadium, si dhe kushte të rregullta për lojë”, kanë komunikuar dy skuadrat përmes rrjeteve të tyre mediale.
Orari i ri për zhvillimin e kësaj sfide u caktua të premten me fillim në orën 18:00, kur supozohet moti të jetë shumë më i favorshëm. Kujtojmë që Ajntrahti i Frankfurtit është pranë avansimit në fazën e rradhës, pasi fitoi ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat bindës 4:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close