Belgu Thomas Meunier zbuloi për RTBF sanksionet e vendosura nga Borussia Dortmund ndaj lojtarëve që shtojnë peshë gjatë pushimeve dimërore. Në klubin gjerman, teprimet gjatë pushimeve mund të jenë shumë të shtrenjta, vëren “RMC Sport”.

Klubi gjerman, i pesti në Bundesligë, ka futur rregulla për të dekurajuar lojtarët e tij nga teprimi me ushqimin dhe alkoolin gjatë periudhës festive. Drejtuesit e Borussia Dortmundit kanë vendosur kontrolle të peshës për lojtarët e saj dhe mbi të gjitha gjoba, siç ka zbuluar Thomas Meunier.
1000 euro për çdo 100 gram, pas një pragu të caktuar
“Ne u peshuam në seancën e fundit stërvitore dhe kështu duhet të jemi edhe kur të rifillojmë stërvitjen”,- tha Meunier, i cili mbërriti në Dortmund në vitin 2020. “Nga ne dihet se: ka një gjobë prej 1000 euro për çdo kilogram të marrë dhe më pas, mbi një nivel të përcaktuar gjobat, shkojmë në 1000 euro… për çdo 100 gramë!”.
Lojtari 32-vjeçar deri më tani nuk është gjobitur për ekseset e Krishtlindjeve, por as disa nga shokët e skuadrës: “Pa përmendur emra, një bashkëlojtar ka arritur të gjobitet dei në 10 mijë euro. I thanë: “Ke një javë në dispozicion dhe, po të humbisni kilogramët, do t’ju zvogëlojmë gjobën”… dhe funksionoi!”.

