Morata konfirmon largimin nga Galatasaray, sulmon klubin 

Alvaro Morata ka njoftuar largimin e tij nga Galatasaray.

Spanjolli, i ka dhënë fund aventurës 6 mujore në Stamboll, ku tashmë pritet të bëhet shpejt me skuadër të re.

Ai pritet të largohet edhe nga klubi i tij, Milani për të vazhduar karrierën te Como.

Në një postim në faqen e tij në “Instagram”, Morata falënderoi tifozët, por gjithashtu kritikoi drejtuesit e ekipit për shkelje të marrëveshjeve dhe mosrespektim të të drejtave të tij në punë.

Morata, bëri rreth 16 paraqitje me Galatasarayn ku shënoi 7 gola dhe ishte kyç në fitimin e titullit të kampion si dhe të kupës turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close