Një javë para finales së Kupës së Mbretit dhe 11 ditë para duelit ndaj Manchester Cityt , shqetësimi te Real Madridi me Luka Modric është maksimal.

Ekzaminimet e fundit mjekësore konfirmojnë se lojtari ka një dëmtim të muskulaturës së këmbës së majtë.
Mesfushori kroat do të mungoj ndaj Almeria e Real Sociedad në La Liga, por me shumë gjasë ka humbur edhe finalen e Kupës dhe gjysëmfinalen e parë në Champions League ndaj Manchester Cityt.
Lëndimi i tillë do së paku 2 javë pushim, që do të thotë se Modric pritet të jetë mungesa e madhe e Ancelottit në ndeshjet e rëndësishme të muajit maj.

