Mlladenovski firmos me Shkupin, Goran Popovi ndërmjetësues i transferimit

Mario Mlladenovski është përforcimi i ri i Shkupit. Kampionët në fuqi kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mbrojtësin 21 vjeçar që rikthehet në kampionatin elitar të luajë pas eksperiencës në Bullgari me skuadrën Botev Plovdiv. Ndërmjetësues për këtë transferim ishte ish-reprezentuesi dhe ish-futbollisti i Vardarit, Goran Popov, i cili është duke punuar si menaxher futbolli. Mlladenovski vjen si përforcim në mbrojtje, duke zëvendësuar kështu Fustin Senjor që u largua nga Shkupi për tu transferuar në Turqi. Mladenovski ka luajtur në elitë edhe për Vardarin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin. Kampionët në këtë merkato u përforcuan me Demirin, Gjorgjievin, Timovskin, Abdullain, Ademin, Bajramin, Zlatkovin, Spirkoskin, Cepasin dhe Riçkovin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close