Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër përballet me Bullgarinë, në kuadër të raundit të parafundit të Ligës së Kombeve.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski në konferencë për shtyp tha se futbollistët e tij duhet të gjejnë mënyrë se si ta fitojnë ndeshjen.
“Nuk do të thoja nëse do të ketë ndonjë ndryshim. Pres, si në çdo ndeshje, që të përpiqemi të fitojmë. Të shohim se çfarë do të sjellë ndeshja. Djemtë janë gati të tregojnë se humbëm pamerituar në Tbilisi.
Sa i përket Bullgarisë, e kemi analizuar. Ata kanë një trajner të ri dhe shumë lojtarë të rinj, dhe kjo është e panjohur. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë. Vetëm tre nga ndeshja e parë janë këtu dhe sidomos lojtarët e rinj që janë për herë të parë në formacion, posedojnë cilësi.
Ne kemi një strategji, është krijimi i një ekipi që do të jetë konkurrues në 4-5 vitet e ardhshme. Sa i përket fushës, nuk është në gjendje shumë të mirë. Me kërkesën time stadiumi nuk u përdor për tridhjetë ditë.
Të jemi të qartë, politika është në një anë, ne jemi sportistë dhe vetëm kaq na intereson. Duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar në fushë. Pas ndeshjes në Bullgari e falënderova mikpritësin për pritjen dhe nga ana jonë do të kthehet këtu. Na intereson vetëm aspekti sportiv. Unë jam i bindur fort në pozicionin tim personal dhe atë të federatës se ne shikojmë vetëm sportin. Dhe i bëj thirrje publikut të jetë i drejtë dhe korrekt”, ka thënë Milevski.

