Mbrojtjen e titullit të kampionit në Seria A, Milani do ta nis në shtëpi kundër Udineses në sezonin 2022/23, vetëm 83 ditë pasi siguroi titullin e parë pas 11 vjetësh.

Kalendari i garave në Serie A për sezonin e ri, u bë i ditur të premten. Nënkampioni, Interi luan në udhëtim te Lecces që është kthyer në elitë, Juventusi pret Sassuolon dhe Napoli viziton Hellas Veronan. Sezoni fillon fundjavën e 13 gushtit.
Po ashtu, do të ketë një pauzë të gjatë për shkak të Kupës së Botës në Katar dhe pushimeve tradicionale të Krishtlindjeve, pa asnjë ndeshje në Serie A nga data 13 nëntor deri më 4 janar. Sezoni përfundon në fillim të qershorit për herë të parë që nga viti 2001.
Fundjava e hapjes së sezonit sheh gjithashtu ndeshjen e parë të Silvio Berlusconit në Serie A që nga shitja e Milanit. Skuadra e tij e sapopromovuar, Monza e pret Torinon. Ndeshja e parë derbi mes skuadrave të qytetit të Milanos, do të jetë fundjava e 4 shtatorit, me ndeshjen e kthimit në fillim të shkurtit.
Në raundin e fundit, më 4 qershor, Milani pret Veronan, Interi luan në Torino, Juventusi viziton Udinesen dhe Napoli përballet me Sampdorian. Milani viziton Juventusin në xhiron e parafundit.

